Protesta tek ”Astriri”. Klevis Balliu: Arrestimi i protestuesit, i paligjshëm
Gjykata ka liruar nga burgu njëri nga protestuesit e ”Astirit” i arrestuar dy ditë më parë, ndërsa për të të dytin ka ndryshuar masën duke e lënë në ”arrest shtëpie”.
Për Kujtim Yllin janë rrëzuar të gjitha akuzat për shkatërrim prone, pasi nuk janë gjetur prova që e implikojnë, ndërsa për Romeo Llullën nga ”arrest me burg” është vendosur ”arrest shtëpie” për aktet e vandalizmit.
Jashtë ambienteve të gjykatës së Tiranës ishin të pranishëm deputetë të opozitës dhe familjarë të dy të arrestuarve. Në përfundim të seancës, deputeti i PD, Klevis Balliu u shpreh se: ”Presionet nuk funksionojnë, banorët nuk lodhem, në fund do të triumfojnë këta banorë kundër klikës së Ramës”,-tha demokrati.
https://www.facebook.com/kohajone/videos/525006731348854/