Protesta tek bashkia Tiranë, ambasada e Italisë: Dënojmë dh*nën, aktet janë të pajustifikueshme
Ambasada e Italisë në Tiranë, ka dënuar aktet e dhunës në protestën e Rithemelimit para bashkisë së Tiranës. Ky reagim vjen pas atyre të ambasadës britnaike, amerikane dhe të BE-së.
”Ambasada e Italisë në Tiranë dënon aktet e dhunës të kryera sot gjatë protestës së zhvilluar para Bashkisë Tiranë. E drejta për t’u organizuar paqësisht e për të protestuar është thelbësore në një shoqëri demokratike, por dhuna ndaj objekteve apo personave nuk është aspak e justifikueshme”, thuhet në reagimin e ambasadës italiane.