Protesta tek SPAK-u, Blushi: A@më në duart e Ramës kundër opozitarizmit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka folur më shumë për protestën para dyerve të SPAK. Blushi zbuloi qëllimin e protestës, ndërsa theksoi se shqiptarët duhet ta refuzojnë SPAK-un, pasi sipas tij, është drejtësi me regji.

“Qëllimi i protestës ishte nisja e një procesi të pandalshëm të desorosifikimit të drejtësisë, që është kthyer sot në të vetmen patericë të këtij narkoregjimi. Më e rëndësishme sesa pjesëmarrja, unë do të vlerësojë mesazhet që u dhanë në atë protestë.

Koha që populli shqiptar të refuzojë një drejtësi me regji, e cila personifikohet për fat të keq nga një strukturë, e cila u ngrit për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, por u shndërrua në një strukturë që sot garanton imunitetin politik për të gjitha krimet e shëmtuara financiare, ekonomike, të kësaj qeverie. SPAK-u është kthyer sot në një pistoletë në duart e Edi Ramës për të vrarë opozitarizmin në vend”, tha Blushi në ”A2cnn”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?