Protesta “tremb” Qeverinë, Policia: Të shmangen retorikat e dhunës, të mos prishet qetësia para Kryeministrisë

Pakënaqësia dhe indinjata që ka shkaktuar keqqeverisja e vendit nga socialistët do të demonstrohet paraditen e së shtunës në protestën e thirrur e opozita.

Në përpjekje për të shmangur përdorimin e dhunës në këtë tubim masiv, Policia e Shtetit paralajmëron partitë opozitare që të shmangin çdo retorikë që sipas saj, nxit veprime kundër rendit dhe qetësisë publike gjatë protestës e cila pritet të kulmojë në sheshin para Kryeministrisë

Reagimi i Policisë së Shtetit

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Shtetit u bën apel forcave politike të angazhuara për tubimin e datës 16 shkurt që të shmangin retorikat, të cilat nxisin veprime kundër rendit e qetësisë publike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu Policia e Shtetit ndan me publikun shqetësimin për përfshirjen në atë tubim të individëve me precedentë penalë apo të nxitur nga aktorë të tretë, të cilët synojnë krijimin e një klime destabiliteti në Shqipëri.

Duke garantuar të drejtën e tubimit dhe lirinë e shprehjes së qytetarëve që manifestojnë për pikëpamjet e tyre politike, Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që s’kanë lidhje me këtë tubim, të marrin masa për kufizimin e lëvizjes së tyre gjatë datës 16 shkurt në mjediset ku do të zhvillohet protesta.

Policia e Shtetit informon gjithashtu se do të kryejë kontrolle intensive të mjeteve në disa akse kryesore me qëllim që të parandalojë përfshirjen e personave me rekorde dhe precedentë kriminalë në protestën e datës 16 shkurt në interes të sigurisë së pjesëmarrësve të saj dhe të qytetarëve të tjerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?