Protesta, verifikim veprimeve të Gardës dhe Policisë

Për të 16 të arrestuarit e protestës së opozitës, prokuroria do të kërkojë masën “arrest me burg”. Materialet kanë mbërritur në Gjykatën e Tiranës mesditën e së dielës, ndërsa masa e sigurisë do të zhvillohet të martën. Prokuroria do të verifikojë edhe veprimet e Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, për planin e masave që janë marrë para dhe gjatë protestës si dhe a është zbatuar ai plan dhe a ka patur tejkalim të kompetencave të policisë. Nga ana tjetër, pritet edhe përfundimi i ekspertizave të policisë shkencore për lëndet e përdorura në protestë si nga ana e protestuesve dhe nga ana e Policisë dhe Gardës.

Të arrestuarit janë:

Florenc Hoxha
Emanuel Nallbani
Naim Haxhiu
Andon Gjini
Resul Daci
Suzana Dimushi
David Linati
Hasan Jakupi
Ilir Hamedini
Festim Taku
Sajmir Rexhepi
Mitat Fieraku
Lefter Jakupi
Pëllumb Sheluka
Veljan Dine
Ndue Tuci

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?