Protesta/ Zëvendësministrja e Brendshme: Ka akoma stoqe të mjeteve piroteknike

Zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko e ftuar në studion e rubrikës “Opinion” në “News 24” tha se protestuesit kanë përdorur ndër të tjera edhe mjete piro-teknike, të cilat janë të ndaluara me ligj.

Kuko u shpreh se ka stoqe me mjete piro-teknike që përdoren nga protestuesit, ndërsa shton se policia po heton për këtë.

“Sa i përket videos, protestuesit zihen me njëri-tjetrin. Këto pamje tregojnë në mënyrë të qartë se policia nuk është implikuar në dhunë. Ka qenë një mënyrë tepër e moderuar e policisë për të kontrolluar këtë protestë.  Protestuesit kishin edhe mjete piroteknike, gjë që tregon se këta persona përdorin dhunë dhe mënyra të jashtëligjshme. Mjetet piroteknike mund të vijnë nga stoqe të caktuara. Ka disa muaj që janë ndaluar mjetet piroteknike dhe ka edhe qarkullime të paligjshme. Dhuna e protestuesve është e organizuar. Ministria e Brendshme po heton për të gjetur stoqet dhe ku i gjejnë mjetet piroteknike e bombat molotov”, tha Kuko.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zv.ministrja Kuko vlerësoi se arrestimet janë bërë në bazë të provave dhe nuk është marrë asnjë qytetar me dhunë, ashtu sikundër pretendon opozita.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Arrestimet janë kryer për shkelje të ligjit që kanë bërë protestuesit. Sigurisht që procedimet dhe arrestimet janë bërë me profesionalizëm. Puna e policisë vlerësohet nga gjykata, prandaj nuk mund të jetë e kotë apo pa prova. Akuzat e opozitës ndaj policisë janë qesharake.  Kostoja njerëzore është më e madhe sesa kostoja ekonomike”, deklaroi Kuko.

Zv.ministrja Kuko theksoi se opozita po përdor deri edhe fëmijë në protestë, duke thënë se diçka e tillë është tej çdo normaliteti.

“Kjo protestë ka kaluar çdo lloj normaliteti. Është për të ardhur keq, që aty ka pasur fëmijë. Nuk e di sesi mund të ndihet një nënë, që fëmijën e vet që ende nuk ka mbushur moshë madhore e sheh në mes të sheshit në Tiranë me kapuç dhe që përdor dhunë. Ne duhet të kemi kujdes dhe kemi treguar kujdes, pasi e dimë se në këto protesta po përdoren edhe fëmijë. Përgjigja e policëve ka qenë normale, ndërsa ato që thotë opozita janë propagandë e zezë dhe asgjë tjetër. Nuk ka ndodhur që policia të provokojë, por ka ndodhur e kundërta”, tha Romina Kuko, zëvendësministre e Brendshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?