Protestat e qytetarëve, qeveria pranon hapjen e nyjeve të kalimit në aksin Thumanë-Kashar

Protestave të qytetarëve të Krujës, mësohet se qeveria ka pranuar kërkesat për të krijuar akses në rrugën e re Thumanë-Kashar, për rreth 85 mijë banorë të Krujës, Fushë Krujës, Niklës, Thumanës etj. Pavarësisht se në projektin fillestar ishin parashikuar nyjet lidhëse mes aksit të ri dhe rrugës së vjetër, në zbatim këto nyje nuk ishin respektuar çka ka detyruar banorët e zonës të protestojnë.

Sabah Sheta, një prej banorëve të Krujës, si dhe organizator i protestave në aksin Thumanë-Kashar, njofton se qeveria është tërhequr, ndërsa krutanët do të ketë hyrje dhe dalje në aksin e rruges Thumanë-Kashar.

”Sot është një ditë e shënuar për banorët e Bashkisë Krujë. E tillë u kthye fal bashkërezistencës me vëllezërit të mi nga Kruja, Fushë -Kruja Nikla, Cudhia, Bubqi dhe Thumana.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas një takimi që patëm si përfaqësi e qytetarëve të Krujës me zv.kryeministren dhe ministren e Transporteve Belinda Balluku prej saj në emër të qeverisë u pranua kërkesa jonë e drejtë dhe legjitime për të patur akses në rrugën Thumanë-Kashar.

Swiss Digital Mobile Reklama

U bë e mundur që qeveria shqiptare të tërhiqet nga izolimi që i bënë mijëra bizneseve dhe 85 mijë banorëve të Krujës”, njofton Sabah Sheta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?