Protestat/ Iljazaj: E papranueshme që të mos dëgjohen qytetarët, po paragjykohen

Ervis Iljazaj thotë se protestat duhen dëgjuar, pavarësisht se nga vijnë, nuk duhen paragjykuar apriori. Ai tha se është një ligj i pashkruar apo i shkruar, që qeveritarët e këtij vendi është të dëgjojnë se çfarë kanë dhe pse protestojnë, pastaj merren vendime. Gazetari po ashtu nënvizoi se vetëm këtu refuzohet që të dëgjohen protestuesit.

“Edi Rama në të gjithë këtë histori ka një të drejtë: Këto janë kosto të pasojës së luftës. Sigurisht ne nuk jemi në luftë me bomba, por pasojat e kësaj lufte janë botërore dhe kam përshtypjen se për lirinë disa kosto ne duhet ti pranojmë.

Ka njerëz që lirinë po e mbrojnë me jetën e tyre në Ukrainë, por ama është e papranueshme që protestuesit të mos dëgjohen, të paragjykohen apo etiketohen me lloj lloj etiketimesh.

Është detyrë e një qeverie që të drejtojë se çfarë pretendimi kanë, qoftë edhe nëse janë qytetarë të opozitës”,-tha në MCN TV.

SHKARKO APP