Protestat në Fier ku Rama kërcente me gratë, policia: 4 të arrestuar

Pas protestës së djeshme në Fier, aty ku kryeministri Edi Rama ja mori valles me gratë, policia ka vënë në pranga 4 protestues, si edhe 41 të tjerë janë në ndjekje penale. Policia e Fierit ka dhënë informacione zyrtare pas shoqërimeve të kryera gjatë pasdites së djeshme dhe natës në radhët e qytetarëve që protestuan dje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Policia thotë se ka arrestuar në flagrancë 4 shtetas si dhe procedon penalisht në gjendje të lirë 41 shtetas të tjerë, të cilët akuzohen se gjatë ditës së djeshme kanë marrë pjesë në grumbullime të paligjshme dhe kanë mbajtur të bllokuar rrugën duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, shtetasit: H.H, 59 vjeç, banues në Patos; G.B, 56 vjeç, banues në Patos; B.J, 56 vjeç, banues në Patos; B.Xh, 56 vjeç, banues në Roskovec.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë proceduar në gjendje të lirë edhe 41 shtetas të tjerë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”. Vazhdon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë, të cilët kanë marrë pjesë në këto grumbullime të kundraligjshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?