Protestat në vend, polici i mbyll gojën dhe dhunon qytetarin (VIDEO)

Në 4 ditë protesta që zhvillohen për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha nga efektivi i repartit ”Shqiponja”, Policia e Tiranës bën me dije se ka arrestuar në total 89 persona, pjesën më të madhe të tyre në flagrancë.

Në një video të publikuar nga faqja “JOQ Albania”, shfaqen dy policë që përballen me një qytetar, teksa tentojnë ta fusin në makinën e policisë për ta shoqëruar në ambjentet e komisariatit. Kjo përplasje, sipas qytetarit që ka dërguar videon për “JOQ” ka ndodhur pasi policia ka provokuar djalin që shihni në pamje dhe më pas ai e ka qëlluar me grusht.

“Polici i rrugores provokoi me tabele djalin dhe ai e qelloi me grusht”, shkruan qytetari për “JOQ”. Në video dëgjohen të shara nga ana e qytetarit kundrejt policit që pas kësaj i mbyll gojën me duar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

SHKARKO APP