Protestat, psikologia: Nuk lejohet të dhunohen dhe t’u vihen prangat të miturve
Protestat nga rinia, nga të miturit për vrasjen e të riut Klodian Rasha, këtë të hënë u mbyll e qetë. Psikologia Valbona Treska, nënvizon faktin se në bazë të Kodit të Drejtësisë Penale nuk mund të ushtrohet dhunë dhe nuk lejohet t’i vihen pranga një të mituri.
”Nuk duhet ushtruar dhunë ndaj të miturve, është taksative, kodi i drejtësisë penale e thotë qartë këtë. Për sa kohë qa s’provohet se është i mitur duhet të konsiderohet i tillë derisa të identifikohet. Nuk lejohet t’i vihen prangat të miturve, jo vetëm kodi i drejtësisë penale e thekson këtë, por gjithashtu është një element që e denigron fëmijën, aq më tepër në publik, por edhe ndikon negativisht gjendjen psikologjike të të miturit. Se di sa psikologë ka pasur nëpër komisariate, por ata duhet të jenë prezentë”, tha psikologia.