Protestë e heshtur para çdo komisariati policie
Vdekja e 31-vjeçarit në komisariatin e Kavajës, ish-kryeministri Sali Berisha i bashkohet protestës së heshtur në Tiranë.
Protesta po zhvillohet para çdo komisariati policie në vend.
Berisha deklaroi para medias se “Çdo qytetar ka të garantuar jetën në çdo vend të lirë. Në Shqipëri është tragjike sepse ka të rinj që shkojnë në qeli të shoqëruar me shëndet të plotë dhe dalin prej tyre me arkivol. Rasti i Ilvi Metës në Kavajë është rast tragjik dhe dëshmon fytyrën e vërtetë të narkoshtetit shqiptar. Asnjë nga përgjegjësit kryesor të narkoshtetit nuk ka shqipëruar një fjalqë të vetme për këtë dramë të një të riu që nuk meritonte të humbiste jetën në institucione shtetërore”.

KOHA JONË SONDAZH

