Protestë edhe në Berat, maturantët: Ministria na mashtroi për provimet
Maturantët në Tiranë kanë bllokuar rrugën përpara Ministrisë së Arsimit, kurse gjimnazistët e Beratit shprehen se provimi i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, nuk kishte lidhje me modelin që nxori Ministria e Arsimit. Teksa protesta e tyre po vijon, ata janë shprehur edhe se Ministria e Arsimit duhet të ulë kuotat për në Universitet.
”Letërsia është gjithmonë e vështirë, ama gjuha nuk kishte asnjë lidhje me testin. Ne u bazuam në testin që ministria nxori dhe ishte ndryshe nga modeli dhe u zhgënjyem. Nuk dolëm aq mirë sa prisnim. Nuk u zbatua 40%, 20% dhe nuk kishte pyetje për nxënësit e nivelit të ulët dhe shumica e pyetjeve nuk ishte sikurse u nxorën në program. Të ulen kuotat. Poezia është një prej gjërave më të rëndësishme dhe të vështira që ka letërsia, sidomos Lasgush Poradeci. Mund të them se dy poezi janë të tepërta, sidomos në periudhën e pandemisë”, deklarojnë maturantët e Beratit