Protestë jashtë agjendës në Fier, dhjetra qytetarë rrethojnë Prefekturën (VIDEO)

Dega e Partisë Demokratike në Fier ka organizuar një protestë krejt të papritur në këtë qytet, ku shumë qytetarë kanë dalë përpara Prefekturës dhe me thirrjet “Rama ik”, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Gjatë protestës u bënë thirrje për bashkimin e qytetarëve deri në rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama si dhe deklaruan se është në dorën e popullit të vendos se kush do ti qeveris.

Protesta e ditës së sotme ishte jashtë axhende dhe tregon se opozita ka nisur një tjetër formë reagimi ndaj qeverisë deri në protestën e madhe që pritet të zhvillohet në mesin e këtij muaji dhe që Basha e ka paralajmëruar si ditën kur Rama do të ikë me çdo kusht nga drejtimi i qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i PD Fier, Luan Baçi tha se protesta ishte e paprogramuar, por janë mbledhur vetë qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ishte jashtë axhendës, pati  shumë qytetarë që u afruan. Ishte e pa projektuar për tu bërë një proteste. Dëshira e këtyre është që të dalin çdo ditë”, tha Baçi.

Kandidatët, të cilët kanë pranuar që të marrin mandatin nga lista e PD, Baçi i quajti njerëz të pafytyrë dhe paintegritet.

“Këta individë të pafytyrë janë planprishës dhe nuk i prish punë PD lista e deputetëve të individëve të veçantë pa integritet që pranojnë të marrin mandatit”, tha kreu i PD në Fier.

Ora News – Fier, qytetarët në protestë, Baçi: Ata që pranojnë mandatin, njerëz pa integritet

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?