Protestë kundër ndërtimit të HEC-it të Skavicës në Dibër
Qindra qytetarë u mblodhën sot në një protestë të thirrur nga shoqata për mbrojtjen e Luginës së Drinit të Zi. Protesta u zhvillua në bulevardin “Elez Isufi”, ku thirrjeve kundër ndërtimit të Skavicës, të shoqatës iu bashkuan intelektualë, drejtues të shoqatave të tjera dhe qindra qytetarë. Ato firmosën edhe një peticion që do t’i dërgohet qeverisë dhe Ambasadës së SHBA në Tiranë.
Me pankarta në duar qytetarët protestuan për rreth në orë, ku shpalosën argumentet e tyre pse janë kundër këtij HEC-i që përmbyt përgjithmonë 32 fshatra, me rreth 12 mijë banorë dhe më shumë se 13 mijë hektarë tokë.
Disa intelektualë, historianë, ekspertë mjedisi theksuan problematikat që shkakton një rezervuar kaq i madh, jo vetëm për ato që do të zhvendosen, por edhe ato që do të mbetet të jetojnë aty.
KOHA JONË SONDAZH

