Protestë kundër vaksinimit, policia: Procedohen 10 persona. Bënë thirrje për dhunë
Protesta kundër vaksinimit të detyruar, u ka kushtuar 10 personave procedim nga Policia e Shtetit.
Pas protestës së zhvilluar të shtunën tek sheshi “Nënë Tereza” dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” policia ka nisur procedimin ndaj organizatorëve, mes tyre dhe avokati Altin Goxhaj.
Policia njofton se personat janë proceduar për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Sipas njoftimit të uniformave blu, këta persona kanë bërë thirrje publike për veprime të dhunshme si dhe kanë penguar lëvizjen e mjeteve të transportit.
Të proceduarit janë A. G., 51 vjeç, A. B., 21 vjeç, K. O., 43 vjeç, A. Dh., 34 vjeç, K. G., 26 vjeç, E. D., 27 vjeç, A. P., 42 vjeç, I. K., 42 vjeç, B. B., 37 vjeç dhe K. K., 42 vjeç.