Protestë masive në Kombinat, njësia 6 marshon drejt KZAZ
Të shqetësuar për votimet njëpartiake, banorët e njësisë nr.6 në Tiranë, ku pjesë e tyre janë edhe protestuesit së ”Unazës së Re”, janë duke marshuar drejt KZAZ së kësaj zone. Ata shprehen se do të protestojnë kundra qeverisë Rama dhe se nuk i njohin zgjedhjet e nesërme. ”Rama ik”, “Shqipëri e Krimit”, “Zgjedhje Komuniste”, janë disa nga thirrjet teksa po marshojnë.
“Këto zgjedhje janë edhe një turp. Do të protestojmë në mënyrë paqësore. Ju bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bihen pre e provokimeve“, është shprehur një nga banorët.
Për ish-deputetin Balliu sot nuk ka heshtje zgjedhore. ”Nuk po shoh provokator. Nuk jemi në fushatë që të mbajmë heshtje zgjedhore, jemi këtu kundra qeverisë Rama”, është shprehur ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu.
KOHA JONË SONDAZH

