Protestë masive në Shkup, shqiptarët: Drejtësi dhe liri

Një protestë e madhe po mbahet në Maqedoninë e Veriut, nga shqiptarët për rastin “Monstra”. Protestat janë thirrur nga familjarët e të akuzuarve për vrasjen e 5-fishtë të liqenit Smillkovës në vitin 2012.Protestuesit po protestojnë me thirrjet “Duam liri”, “Duam drejtësi”.

Gjatë marshimit protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e prokurkores së rastit “Monstra”, Fatime Fetai. Prokurorja Fetai ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm të akuzuarit për ngjarjen që ndodhi në liqenin e Smillkovës, Alil Demirin, Afrim dhe Agim Ismailoviqin, Haki dhe Fejzi Azirin.

Familjarët e të akuzuarve kanë thënë se ata nuk i kanë edukuar fëmijët e tyre që të bëhen vrasës dhe kanë kërkuar ndihmë nga ndërkombëtaret që të zbardhet rasti i asaj vrasjeje.

”Ne nuk kemi edukuar familjet tona të shkaktojnë vrasje makabre. Ne i dënojmë aktet terroriste dhe jonjerëzore, por gjithmonë i mbrojmë të pafajshmit. Kërkojmë të shkarkohet prokurorja Fatime Fetai. Kërkojmë ndihmë nga ndërkombëtarët të ndihmojnë të zbardhet ky rast dhe gjitha rastet tjera e montuara, të mos trajtohet nga këndi politikisht siç e sheh prokuroria”,-thanë ata.

SHKARKO APP