Protestë me “këpucë të kuqe” për gratë dhe vajzat viktima të dhunës gjinore, Ambasadori Soreca: Ngrini zërin

Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca i është bashkuar protestës së grave dhe vajzave të mbajtur në Tiranë me rastin e 8 Marsit.

Në shkallët e sheshit Skënderbej u vendosën këpucë të kuqe, për të kujtuar viktimat e dhunës gjinore në Shqipëri.

I shoqëruar nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ambasadori Soreca vendosi një karafil të kuq mbi këpucët e një vajze të vogël, si shenjë solidarizimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë 8 Mars kujtojmë viktima e dhunës gjinore në Shqipëri. Ngrini zërin përmes instilacionit artistik “Këpucët e Kuqe” në sheshin Skënderbej duke dhuruar këpucë të kuqe, lule të kuqe dhe duke shkruar mesazhe për viktimat e dhunës në Shqipëri”, shkroi ambasadori i BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?