Protestë ndaj Ramës, procedim penal për 6 banorë të Torovicës
Policia e Lezhës ka proceduar 6 nga banorët e Torovicës që protestuan në Lezhë, kur kryeministri Rama zhvilloi takimin dy ditor të kabinetit qeveritar.
Policia bën me dije se: “Më datë 14.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesorë Lezhë, për shtetasit P.M, D.B, S.J, E.F, GJ.Ç dhe N.T, vjeç 51, 50, 63, 33, 36 e 39, banues në Torovicë, Lezhë e Grykë Lumi, pasi dyshohet se më datë 12.01.2018, në sheshin para Bashkisë Lezhë, kanë organizuar manifestim të pa ligjshëm, si dhe për shkak të detyrës, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit. Nenet 262 e 236 të Kodit Penal”.
Protesta u zhvillua nga banorët të Torovicës, të cilët i kërkuan kryeministrit të mbajë premtimin për ndërtimin e rrugës. Ndërkohë, në të njëjtën protestë, disa të rinj kanë shfaqur pankarta të tilla si: “Trafikant”,” krim”, etj.
KOHA JONË SONDAZH

