Protestë në New York për Klodianin, shqiptarët: Boll vrasjeve dhe dhunës
E gjithë Shqipëria prej ditësh proteston për vrasjen e të riut nga Policia e Shtetit. Por protesta nga shqiptarët ka pasur edhe në Itali, Britani dhe tani në Amerikë. Dhjetëra shqiptarë kërkojnë ndalimin e dhunës nga Policia dhe hetimin e ngjarjes së rëndë që i mori jetën të riut.
“Stop dhunës, stop vrasjeve. Boll më, ne e duam atdheun tonë. Mos e vrisni njëri-tjetrin. Shqiptarët bëhen gjithnjë bashkë kur duan”,-tha njëri prej tyre.
Në Shqipëri, sot është dita e pestë e protestës që pritet të nisë në orën 18:00, pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë.