Protestë në Tiranë kundër bombardimeve në Gaza: Jemi me ju, Palestina e lirë

Këtë të premte, një grup qytetarësh kanë dalë në një protestë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Me pankarta në duar, ku shkruhet “Jemi me ju”, ”Palestina e lirë” apo “Stop bombardimit në Gaza”. Tubimi është organizuar nga Forumi Mysliman i Shqipërisë në mbështetje të paqes dhe lirisë së popullit palestinez.

Protesta vjen në një kohë kur trupat izraelite po bëhen gati të nisin inkursionin nga toka brenda territorit të Rripit të Gazës, pas disa ditësh bombardime nga ajri.

Izraeli thotë që aksioni ushtarak është një kundërpërgjigje e sulmit terrorist të Hamasit në fillim të muajit tetor, ku qindra izraelitë mbetën të vrarë.

SHKARKO APP