Protestë numër 5 para bashkisë, Berisha i sigurt: Të martën firmoset fundi i Erion Veliajt
Të martën në orën 16:30, do të mbahet protesta e rradhës para Bashkisë së Tiranës dhe do të jetë e pesta si numër. Këtë e njoftoi Sali Berisha i cili nga dritarja e shtëpisë iu bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen për të larguar njëherë e mirë Erion Veliajn. Për të Veliaj do të bjerë.
“Bashkia e Tiranës është në prag të rënies.Erion Veliaj është i pashpresë. Do marrë me vete Edi Ramën dhe të gjithë bandën e hajdutëve të tjerë.
Zemërimi ynë nuk do të njohë kufi ndaj tyre. E marta po vjen, në 16:30, e gjithë Tirana te bashkia. E gjithë Tirana te bashkia për të pastruar atë nga Erion Veliaj, nga ky hajdut që nuk ka parë Tirana ndonjëherë.
Nga ky hajdut që ka zhdukur me Edi Ramën 130 milionë euro për djegësin e Tiranës dhe për djegësin nuk ekziston as nam dhe as nishan. Të martën firmoset fundi i Erion Veliajt, hajdutit që futi modelin e vjedhjes 100 për qind. Monstra që vetëm në një familje vodhi 78 tenderë”, tha mes të tjerash Berisha.