Protestë para ambasadës ruse në Tiranë: Ukrainasit nuk janë vetëm
Pas bombardimit rus në Ukrainë, një protestë po mbahet para ambasadës ruse në Tiranë, si një shenjë revolte për sulmet. Ata u bëjnë thirrje qytetarëve që të mblidhen në protestë edhe në ditët në vijim, për tu treguar qytetarëve ukrainas se nuk janë vetëm.
“Ftesë për të gjithë qytetarët shqiptarë, ne duhet të protestojmë për një shtet, siç rrezikohet Ukraina sot, rrezikohemi ne nesër. Shtetet demokratike nuk lihen vetëm asnjëherë. Ne jemi sot të mbledhur që tu tregojmë qytetarëve ukrainas që nuk janë vetëm.
Jam një i ri që pash njoftimin në rrjete sociale dhe u bashkova. Lash punët dhe angazhimet e tjera. Kam shumë shokë edhe shoqe, ku kam qenë para tre viteve për pushime, kam parë njerëz të mrekullueshëm. Shpresoj të kemi një qetësim të situatës se do na ndikojë të gjithëve”, thanë dy protestues.