Protestë para Bashkisë së Durrësit

 

Një ditë pas vdekjes së foshnjës se pastrehe, pranë Urës së Dajlanit ne Durres, lëvizja “Reago për drejtësinë” ka protestuar para bashkisë.

Aktiviste te këtij grupimi, kanë ndezur qirinj në nderim te fëmijës qe humbi jetën nga i ftohti. Ata i bene thirrje kryebashkiakut Dako, që të marrë masa të menjëhershme, për të strehuar dhe rehabilituar fëmijët e rrugës.

Në fund të tubimit, një pjesë e protestuesve kane qëlluar me vezë derën kryesore të bashkisë dhe kanë ndezur tymuese në sheshin para saj, shkruan Vizion Plus.

SHKARKO APP