Protestë para Kryeministrisë

 

Përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë të ndryshëm dhe qytetarë të zakonshëm janë tubuar sot në një protestë përpara Kryeministrisë. Ata kundërshtojnë projektin e qeverisë për hyrjen e Parkut të Liqenit në Tiranë. Në pishën që ndodhet prakë hyrjes së Kryeministrisë, në mënyrë simbolike ata vendosën disa fidanë me pemë, për të dhënë kështu mesazhin e një Tirane më të gjelbëruar. Pritet që protestat të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. Pak pas zgjedhjeve lokale qeveria shpalli një konkurs ndërkombëtar, ku u prezantuan projekte të ndryshme për hyrjen e Parkut të Liqenit. Këto projekti u kundërshtuan gjerësisht nga shoqëria civile, media dhe opozita, pasi më shumë betonizonin këtë zonë sesa mbronin hapësirat e gjelbërta.

SHKARKO APP