Protestë para Kryeministrisë dhe në rrethe: Na keni pirë gjakun

Sot është dita e pestë ku qytetarët vijojnë protestën kundër rritjes së çmimeve. Marshimi nisi nga sheshi “Skëndërbej”, dhe qyetarët janë vendosur përballë Kryeministrisë. Po ashtu protesta po mbahen edhe në disa qytete. Një nga protestuesit i bëri thirrje politikës që të qëndrojë larg protestës.

“Politika është si gjarpri nuk i gjenden këmbët. Kam një thirrje për ata të rinj që i merrni i mbani brenda. Na merrni ne pleqve, të paktën do na jepni ushqimin falas. Lëreni rininë! Një thirrje tjetër, asnjë surrat politik që ka qenë në Shqipëri të mos i afrohet kësaj proteste sepse të gjithë na kanë pirë gjakun”.

Protestuesit i bënë thirrje dhe qytetarëve të tjerë që t’i bashkohen protestës dhe paralajmëruan se revolta do të vijojë me muaj të tërë nëse nuk gjendet një zgjidhje. Ditën e djeshme pati edhe një ulje të çmimit të naftës dhe u prezantua një paketë ndihme nga kryeministri, por protestuesit janë ende të pakënaqur me këtë reflektim duke e quajtur minimal.

SHKARKO APP