Protestë për Butrintin para Kuvendit. Arkeologu paralajmëron qeverinë: Do t’ju çojmë në Kushtetuese

Alenaca për Mbrojtjen e Butrintit, por edhe aktivistë të shoqërisë civile, kanë protestuar ditën e sotme para jashtë Kuvendit për të shprehur qëndrimin kundër dhënies me koncesion të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Pjesë e protestës ishte dhe arkeologu i njohur, Apollon Baçe, i cili paralajmëroi qeverinë se çështjen do ta hedhin në Gjykatën Kushtetuese dhe në të gjitha instancat ndërkombëtare përfshirë dhe UNESCO-n.

Ne do ta hedhim në gjykatën Kushtetuese dhe po nuk u bë kjo në instancat e tjera. Në UNESCO ka ngec çështja për një farë kohe meqënëse ndërrohet shefi i UNESCO-s dhe më pas ata do dërgojnë një ekip për të parë ngjarjen këtu. Nuk kemi çfarë të presim më nga kjo qeveri.

Mua më duket se nuk ka asnjë pritje nga deputetët, dihet se do votohet dhe fjalia që do dëgjojmë do të jetë kjo do bëhet si do themi ne se ne e dimë se çfarë bëjmë, ne të tjerët që jemi specialist nuk e dimë çfarë bëjmë”.

SHKARKO APP