Protestë për Holtën, ambientalistët paralajmërojnë tubim kundër shkatërrimit të kanioneve

Holtë dhe Zagori janë Shqipëri. Jo naftës, jo digave është protesta e paralajmëruar për të premten, që synon të mbrojë natyrën e vendit nga shkatërrimi që mund të pësojë prej ndërtimit të HEC-it në kanionet e Holtës.

“Në orën 11: 00 tek Skënderbeu, do marshojmë drejt ministrisë së Mafies dhe Energjetikës, marshojmë drejt ministrisë së Turizmit dhe drejt kryeministrisë”

Ambientalistët paralajmërojnë se ndërhyrja në këto zona do të sjellin pasoja të pariparueshme jo vetëm për natyrën, por edhe për turizmin, buxhetin e shtetit, por edhe për jetën e banorëve të komunitetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk do kemi as turizëm, as zhvillim të zonave. Njerëzit detyrohen të ikën, sepse mundësitë për të pasur një jetë normale po zhbëhet”

Swiss Digital Mobile Reklama

Absurditeti i situatës qëndron në faktin se kanionet e Holtës kategorizohen te zonat e mbrojtura, ndërsa ambientalistët akuzojnë qeverinë për shkelje të ligjeve dhe kushtetutës.

Teksa rreth e qark natyra po pëson dëme të pariparueshme ambientalistët shprehen se zgjidhja e vetme është ndërgjegjësimi i shoqërisë.

Ata thonë se Shqipëria e bukurive natyrore do të zhduket, ndërsa brezat e ardhshëm do të trashëgojnë vetëm energji elektrike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?