Protestë për Janin, familjarët para Ministrisë së Drejtësisë: Kishte dhëmbin e thyer dhe veshin e nxirë
Jani Rustemi u arrestua për vjedhjen e një tapeti, dhe përfundoi në koma, ku edhe ndërroi jetë pas disa ditë qëndrimi në spital. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për vdekjen e të riut. 27-vjeçari humbi jetën të shtunën pas qëndrimit në koma për afro dy javësh.
Familjarë e të riut kanë dalë këtë pasdite në një protestë para Ministrisë së Drejtësisë, ku shprehen se kur ishin në spital, nuk e lejonin që të shihnin djalin dhe pasi ka ndërruar jetë pretendojnë se kanë vënë re shenja dhune në trupin e tij.
“Kontrollova djalin dhe ka pasur dhëmbin e thyer dhe pjesën e veshit të nxirë. Në Spital nuk na lejonin ta shikonim. Do të vazhdojmë protestat dhe do të kërkojmë të drejtën kudo. Policia nuk ka të drejtë të prekë një njeri me dorë. Çfarëdolloj krimi të ketë bërë. Askush s’ka të drejtë të dhunojë askënd”, thanë familjarët e të riut
KOHA JONË SONDAZH

