Protestë të hënën pasi SPAK-u kërkon arrestimin? Berisha: Nuk ka lidhje me mua, por…
Do të mbahet protesta e së hënës kundër SPAK-ut, nëse kërkon arrestimin e Sali Berishës? Vetë ish-kryeministri thotë se protesta nuk ka qëllim nxitjen e qytetarëve kundër SPAK-ut.
Edhe pse protesta zhvillohet një orë para mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Berisha shprehet në emisionin “Opinion” se ajo lidhet me votimin e parlamentit për ndryshimin e rregullores, duke përjashtuar për 60 ditë një deputet. Ish-kryeministri thotë se rruga e vetme është mosbindja civile në parlament dhe më pas në rrugë.
“Nuk ka asnjë lidhje, në pamje të parë po. Akti më i rëndë vendos heqjen e përkohshme të mandatit. Ju e patë si e trajtuan ata parlamentin. Ne jemi në mosbindje civile në parlament, jo në rrugë. Njerëzit thorren, mobilizohen, frymëzohen dhe inkurajohen për çdo lëvizje”,-tha Berisha.