Protestë te ”Rama”, minatorët: Statusin ua keni dhënë oficerëve që hanin pilaf e pula

Vijon protesta e Minatorëve në pension përballë Kryeministrisë. Dhjetëra minatorë kërkojnë miratimin e statusit të tyre, edhe policia nuk kishte dhënë leje minatorët e filluan protestën.

”Juve i keni dhënë statusin oficerëve, që hanin pilaf e pula maleve. Ju bëj një pyetje, sa oficerë janë vrarë maleve? Ju jeni 140 deputetë, pse duhet të jeni kaq shumë? Duhet të ketë deputetë aq sa ka bashki dhe rrogat e deputetëve të tjerë tu shpërndahen pensionistëve. Ne jemi këtu për një protestë paqësore, sepse mbi të gjitha jemi familjarë, jemi gjyshër dhe duam të drejtat tona, duam statusin që na takon”, u shpreh njëri prej minatorëve.

Sipas tyre, minatorët marrin vetëm 100 euro në muaj, çka është shumë pak për të përballuar jetesën. “Ne nuk lëvizim më nga vendi, jemi mashtruar boll gjithë këto kohë”, u shpreh një tjetër minator.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?