Protestë tjetër për Martinin: Institucionet e papërgjegjshme vr@sin
Këtë mbrëmje po mbahet protesta e katërt e prindërve të fëmijëve dhe shoqërisë civile, pas vrasjes me thikë të 14-vjeçarit Martin Cani në Tiranë. Protesta ka nisur në formë marshimi nga shkolla Fan Noli, ku ndodhi edhe ngjarja e rëndë pak ditë më parë, e deri tek Ministria e Arsimit.
Prindërit e nxënësve kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, që lidhen me sigurinë në shkolla, rritjen e numrit të oficerëve të sigurisë, rritjen e buxhetit për arsimin, kufizimin mbi rrjetet sociale dhe dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
“Institucionet e papërgjegjshme vrasin”, është pankarta kryesore me të cilën po marshojnë protestuesit. Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani në Tiranë dhe plagosja e shokut të tij, Luis Meçe, nga një bashkëmoshatar i tyre, ka tronditur mbarë opinionin publik në vend.