Protestohet edhe në Islandë, për vuajtjet e dy familjeve shqiptare!

 

Sot kishte protestë, edhe nesër do të ketë protestë në Tiranë. Ka pasur vazhdimisht protesta në Shqipëri, kryesisht të organizuara nga partitë, por shqiptarët vazhdimisht ndeshin të njëjtat probleme.

Shumë familje shqiptare largohen drejt vendeve të ndryshme të BE-së,  ndërsa në Islandë së fundmi protestohet për të drejtat e tyre.   

Protestues të shumtë u mblodhën dje në Sheshin e Parlamentit në Rejkjavik (Austurvöllur) për të kërkuar kthimin në Islandë të dy fëmijëve të vegjël shqiptarë të cilët u deportuan javën e kaluar në Shqipëri.

Familjeve të dy djemve të mitur iu mohua një javë më parë kërkesa për azil në Islandë.

Ata më pas  dhe u dëbuan në vendlindje, dhe ky rast ka ngjallur vëmendjen dhe shqetësim kombëtar në Islandë. Qytetarët e këtij protestojnë dhe kërkojnë që dy fëmijët shqiptarë me familjet e tyre të rikthehen edhe një herë madje për dëbimin e tyre kërkohet edhe dorëheqja e ministrit të brendshëm.   

Familjet e dy djemve, Kevit, që vuan nga fibroza cistike kërcënuese për jetën, dhe Arjanit, vetëm një vjeç, që ka një defekt në zemër, janë kthyer në Tiranë.

Për dëbimin e tyre gjatë natës, që ngjalli zemërimin e opinionit publik islandez, janë ngritur  qytetarë të shumtë në protestë.

“Duhet të vazhdojmë të flasim për këtë dhe t’i bëjmë presion qeverisë për ta kthyer mbrapsht vendimin”, ka thënë organizatorja Una María. – “Dëshirojmë t’i kthejmë në Islandë ata djem menjëherë”.

Të dy familjet shqiptare kishin aplikuar për shtetësi në Islandë ndërsa rasti i  tyre është duke u shqyrtuar nga komiteti relevant parlamentar. Mjekët islandezë kanë thënë se dy djemtë shqiptarë ishin vërtet të sëmurë dhe kanë frikë se nuk do të  gjejnë trajtimin e duhur mjekësor në Shqipëri.

Dhe për vlerat humane, edhe pse bëhet fjalë për dy fëmijë dhe familje shqiptare, islandezët ngrihen dhe protestojnë kundër qeverisë së tyre… 

SHKARKO APP