Protestojnë për aksin Thumanë – Kashar, banorët e Bërxullës bllokojnë rrugën e Rinasit

Për të disatën ditë me radhë, banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë për të kundërshtuar aksin Thumanë – Kashar.

Ditën e sotme kjo protestë është shoqëruar me tensione mes banorëve dhe policisë.

Banorët janë ulur në mes të rrugës së Rinasit, duke bllokuar të dy kahet e segmentit, ndërsa efektivët vrapuan drejt tyre për t’i larguar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas tensioneve, banorët ranë në dakordësi për të bllokuar vetëm njërin kah të rrugës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kemi 6 muaj që protestojmë, shteti s’do t’ia dijë fare. I jemi ankuar dhe ambasadave, të gjithë bëjnë sehir. Jemi banorë të këtij fshati, jemi autoktonë. Mirë që e ktheu rrugën na e hodhi gjithë banorëve, por tani pse nuk vjen të na japë përgjigje, vlerësimin e pronave, të banesave, a ka rrugë dytësore?! Për kë punon ky shtet? Ky projekt rruge ka shkelje.
Ervis Berberi, drejtori i ARRSH nuk e di ku është rruga. E ka fajin shteti, ministria e Infrastrukturës”, thanë banorët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?