Protestuan për mbylljen e lokaleve të natës, procedohen 12 persona
Policia e Tiranës ka proceduar 12 persona për organizimin e protestës së djeshme përpara kryeministrisë për mbyllejn e lokaleve të natës.
Kjo për shkak se ata nuk kishin marrë leje për këtë organizim, në një kohë kur tubimet janë të palejuara për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Në njoftimin e policisë thuhet se uniformat blu fillimisht i kanë kërkuar protestuesve të largohen, ndërsa më pas ka bërë shoqërimin e 12 prej tyre, si organizatorë të tubimit tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të 12 personave të identifikuar si organizatorë, për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
“Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të respektojnë distancimin social dhe të përdorin mjetet mbrojtëse në vendet publike, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, ndërsa problematikën apo shqetësimin që kanë ta adresojnë pranë institucioneve dhe organeve kompetente”, thuhet në njoftimi e policisë.