Protestuan tek ”Rama”, shoqërohen në polici minatorët
Pas protestës të minatorëve në pension, Policia e Tiranës ka vendosur që të ndalojë prej tyre. Tafë Koleci dhe Nikollë Gjoka janë ndaluar nga policia, pasi sipas uniformave blu, protesta ishte organizuar pa leje.
Minatorët protestues kishin kërkuar leje nga policia, por kjo e fundit nuk kishte dhënë me arsyetimin se leja nuk ishte bërë sipas afateve të përcaktuara në ligj.
Policia thotë se Taf Koleci dhe Nikollë Gjoka janë ndaluar për verifikime. Minatorët sot kanë protestuar duke kërkuar të drejtat e tyre dhe pensionin që iu është premtuar.
Ata kanë bërë me dije se të martën nisën grevën e urisë.
KOHA JONË SONDAZH

