Protestueset i zënë “pritë” ambasadorit të OSBE-së: Borchardt shporru nga Shqipëria

Një protestë është duke u zhvilluar në këto momente përpara ambienteve të një hoteli në Tiranë, në drejtim të ambasadorit të OSBE-së Bernd Borchardt, i cili pak ditë më parë tregoi gishtin e mesit në drejtim të banorëve të Unazës së Madhe.

Kanë qenë gratë e Astirit ato që kanë pritur me pankarta ambasadorin e OSBE-së, teksa ai ishte duke u futur në ambientet e hotelit ku po mbahej konferenca mbi Reformën Zgjedhore.

“Ne kemi ardhur këtu të kërkojmë dorëheqjen e tij, pasi ai na ka fyer rëndë”, është shprehur një prej banoreve të pranishme në protestë.

“Borchardt, shame on you”, kanë qenë disa nga pankartat dhe thirrjet e përdorura nga ana e protestuesve.

Ndërkohë që në disa pankarta të tjera thuhet: Dinjiteti ynë është më i rëndësishëm sesa gishti i Borchardt.

“Ne kemi pasur hallet dhe problemet tona, për të drejtën e shtëpisë. Ai ka sha veten, dhe nuk duhet të qëndrojë më në Shqipëri”, shprehet një tjetër protestuese e Astirit.

SHKARKO APP