Protestuesi i hedh kacidhet policit: Nuk jam legen unë, hajde jeto ti me këto (foto)
Në protestën e sotme para Kryeministrisë të pronarëve të klubeve të natës, artistëve dhe të të prekurëve nga vendimi i qeverisë për mbylljen e klubeve të natës dhe muzikës pas orës 20:00, pati dhunë dhe tension.
Nuk kanë munguar as momentet e tensionit, ndërkohë që për tu veçuar ishte biseda e një prej të pranishmëve me punonjësit e pòlicisë, që i kërkonte të jetonte me lekët që ai nxjerr në biznesin e tij.
Punonjësi i Policisë: Në pandemi nuk lejohen grumbullimet.
Protestuesi: Në fakt jeni më shumë ju sesa ne të pranishëm, na jeto ti me kaq lekë, hajde jeto ti. Çfarë do haj unë, asnjë mos të më prekë me dorë se jam për copë buke unë këtu, nuk jam legen, nuk jam rrugaç.