Protestuesi i opozitës kapet në Port, u nis për në Itali përfundon në komisariat

 

Policia e Durrësit arrestoi sot shtetasin e shpallur në kërkim Artur Xhepmeta, 29 vjeç, banues në Burrel.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës më 3 prill 2013, e kishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Mësohet se ai ka shfrytëzuar faktin që ishte punonjës i kontrollit teknik të automjeteve pranë Kolaudimit Durrës dhe ka marrë përfitime monetare nga shtetas të ndryshëm.

Në pranga është vënë gjithashtu shtetasi në kërkim Ndue Fugaj 74 vjeç, banues në Lezhë.

Ai do të udhëtonte nga Shqipëria për në Itali me tragetin e linjës Durrës- Bari, por ka rezultuar person në kërkim, pasi më  8 dhjetor 2015 është identifikuar se ka kryer veprime të dhunshme, gjatë protestës ndaj Institucioneve Shtetërore në Tiranë.

Këto veprime ai akuzohet se i ka kryer më 8 Dhjetor, kur opozita mbajti protestën e saj të parë, por pati dhunë edhe mbi institucionet shtetërore. Shtetasi Ndue Fugaj, nga përpjeka për të shkuar në Itali, u transferua nga Durrësit në Komisariatin Nr.1 Tiranë për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP