Protestuesi ndihet keq, i jepet ndihma nga protestuesit e tjerë, pasi qëlloi me shishe policisë, Idrizi: Do i mbaj mend emër për emër!
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha se janë shoqëruar në polici 24 persona. Sipas tij, kjo është protesta kur policia është sjellë më keq.
“Kam pasur fatin që të kem qenë një nga studentët e dhjetorit dhe përpara kishim bishën komuniste kur njerëzit vriteshin për një fjalë goje, kjo është protesta kur policia është sjellë në mënyrën më të keqe. Me terror, janë arrestuar 24 protestuar për të protestuar për ministrin e jashtëm, është arrestuar Boiken Abazi që në fillim dhe ky terror nuk mund të kaloj kështu, do të marrim hapat ligjor, i jam drejtuar policisë duke u thënë jeni vëllezërit tanë, nuk kemi ardhur këtu, por për ministrin, atë shqiponjë që kanë në ballë mos të na e tregojnë ne. Ky është një turp i policisë shqiptare, u kam thënë dhe ndjesë nëse i kemi shtyrë, në emër të tyre, do i mbaj mend emër për emër ata që kanë shkelur ligjin, nëse janë trima të tulen në jug ta kapin ata që djegin flamurin shqiptar, le të kapin hajdutët dhe vrasësit, dhe do merrem me ne që kërkojmë heqjen dhe ligjit të luftës. Turp për këtë polici, në emër do i shkoj deri në fund sot e nesër, nëse jeni shërbëtor të krimit apo për një capë bukë më mirë hidheni atë kapele”, tha Idrizi.
VIDEO- Momenti kur Shpëtim Idrizi qëllon me shishe në drejtim të policisë