Protestuesi: Rritja e rrogës nuk dëmton buxhetin e shtetit, por tenderat

Në mesin e qytetarëve dhe të aktivistëve të shoqërisë civile të cilët protestuan këtë të hënë pra kryeministris edhe nën rreshjet e dendura të shiut, u tha se rritja e rrogës nuk e dëmton buxhetin e shtetit, por tenderat.

”Nëse qytetarëve i’u rritet rroga nuk dëmton absolutisht buxhetitn, ekonomia e vendit. Nëse rriten pagat, e vetmja që dëmtohet është ai tenderi 2.2 miliardë lekë. Kur qytetarët kërkojnë t’i rriten pensionet, është ajo arkë ky zyrtarët fusin dorën. Nuk dëmtohet ekonomia e vendit, nëse kërkohen të ulen taksat. Jemi i vetmi vend në rajon që paguan 20% për ushqime, ashtu si asnjë vend tjetër.

Të dashur bashkëqytetarë, të gjithë më shumë në numër. Të mos e lejmë këtë beteje. Ata kërkojnë të vjelin më shumë nga taskat dhe pasuria e këtij vendi. Nuk mundet që qytetarët të këtij vendi të mbushin barkun duke paguar shtrenjtë. Për shkak të rritjes së çmimit të bukës, një djali të vogël në familjen time do t’i mungojë një libër.

Çdo muaj në shtëpinë e një pensionisti do mungojë kujdesi shëndetësor, se ato leke do shkojnë për bukë. Siç thotë kryeministri, në këtë vend nuk vdesim për bukë, por nuk duhet të vdesin as rrugës për bukë”.

SHKARKO APP