Protestuesi Sali Lushaj në shesh, edhe Erzen Breçani

Opozita do të zhvillojë sot në orën 10:00 protestën e radhës para parlamentit kundër qeverisë “Rama”.

Protesta vjen gati dy javë pasi deputetët e partive opozitare dogjën mandatet, si formë reagimi për të detyruar kryeministrin Edi Rama që të krijojë një qeveri tranzitore dhe t’i hapë rrugën zgjedhjeve të parakohshme.

Në mesin e protestuesve të thirrur nga opozita u pa sërish Sali Lushaj, babai i reperit Stresi. Kësaj proteste duket se nuk do ti mungojë as Erzen Breçani, ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teksa vijon grumbullimi i njerëzve në sheshin para Kuvendit, protesta zyrtarisht pritet të nisë në orën 10:00, në të njëjtën orë me seancën plenare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?