Protestuesit e opozitës mbushin bulevardin, pamjet me dron

Mijëra protestues janë derdhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke iu përgjigjur thirrjes së opozitës së bashkuar për të protestuar kundër qeverisë dhe për rrëzimin e saj.

Në protestë nuk ka flamuj partiakë por vetëm flamuj kombëtarë dhe qytetarët kanë marshuar nga rrugë të ndryshme të kryeqytetit drejt bulevardit me pankarta e slogane të shumta. Nuk mungon një karikaturë e kryeministrit Edi Rama si presidenti venezuelas Maduro.

Protestuesit janë të pajisur me vuvuzela, ndërsa kanë lëshuar dhe thirrje “Poshtë Rama”, “Rama ik”, etj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Pamjet me dron/ Protestuesit e opozitës mbushin bulevardin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?