Protestuesit e opozitës me pankarta në duar: Lironi Bardh Spahinë

Opozita po zhvillon protestën e 9-të kombëtare para kryeministrisë,duke demonstruar kundër qeverisë së Edi Ramës. Ata shprehen se kjo qeveri është ilegjitime dhe e kapur nga krimi.

Ndërkaq, në këtë protestë kishte edhe solidaritet me ish-deputetin demokrat Bardh Spahia. Protestues të opozitës kanë dalë me pankarta në mbrojtje të Spahisë.

Siç shihet edhe nga pankartat, protestuesit kërkojnë lirinë e ish-deputetit. “Shkodra e Bardh Spahisë është Shkodra e demokracisë”, “Lironi Bardh Spahinë”, “Ai është mbrojtës i zgjedhjeve të lira”,  ishin disa nga parullat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?