Protestuesit mblidhen para hotelit në Korçë, “zgjojnë” ministrin grek

I ardhur një ditë më parë në Shqipëri, ekzaktësisht në qytetin e Korçës, ministri i Jashtëm Grek, Kotzias është zgjuar sot nga protestat.

Shoqëria Civile dhe familjarët e Pëllumb Marnikollajt, i cili humbi jetën në një komisariat në Greqi në 2016 kanë protestuar sot para hotelit ku ndodhet ministri i Greqisë, Kotzias. Ata kërkojnë që të zbardhet ngjarja dhe të vendoset drejtësia. Protesta ka zgjatur për disa minuta, ndërsa forca të shumta policie kanë qenë të pranishme.

29-vjeçari Pëllumb Marnikollaj më 3 gusht 2016 humbi jetën në komisariatin e policisë “Kato Patisia” në Athinë. Në trupin e të riut u konstatuan dëmtime në fytyrë, hemoragji e brendshme si dhe shenja ematome në pjesët e këmbëve krahëve dhe në kurriz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pretendimet se ndaj Pëllumb Marnikollajt është ushtruar dhunë deri në vdekje janë ngritur nga familjarët e tij të cilët kërkuan mbi një javë në shtetit grek në 2016 deri sa e gjetën të varrosur. Ata kanë protestuar edhe para ambasadës së Greqisë në Tiranë disa herë duke kërkuar drejtësi, po shprehen se deri tani ajo ka munguar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri i Jashtëm Nikos Kotzias ndodhet në Korçë prej ditës së djeshme në kuadër të negociatave për zgjidhjen e problemeve të vjetra mes dy vendeve. Në ditën e sotme mes Bushatit dhe Kotzias dhe grupeve respektive po diskutohet për heqjen e pengesave për lëvizjen në kufi të çamëve drejt Greqisë.

Takimi në Korçë do të zgjasë tre ditë, ndërsa në Prill pritet që të zhvillohet një takim mes Ramës dhe kryeministrit grek për kufirin detar.

/shqiptarja.com

Report TV - Vizita e ministrit grek në Korçë Shoqëria Civile protestë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?