Protestuesit me thirrje në kor: E duam Shqipërinë pa Edi Ramën

Opozita e bashkuar ka nisur protesten përpara Parlamentit, duke kërkuar largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore, që të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ora 10:00

ProtestËs së thirrur nga opozita i janë bashkuar banorë të “Astirit”. Me thirrje “Rama ik” ata janë bashkuar me qytetarët e tjerë të mbledhur për protestë dhe kanë nisur marshimin drejt Kuvendit të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-deputetët e opozitës, të zhveshur nga mandatet parlamentare, u kanë bërë thirrje qytetarëve shqiptarë t’u bashkohen në protestë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo do të jetë protesta e katërt e opozitës brenda më pak se 30 ditësh, kohë kur edhe ish-deputetët morën vendimin për të djegur mandatet.

Pavarësisht se Policia e Shtetit i ka refuzuar lejen e protestës, përfaqësuesit e opozitës bënë thirrje që asnjë qytetar të mos trembet nga urdhrat politikë, por të jetë në shesh.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, priti në një takim në selinë blu drejtuesit e partive opozitare në vend, ku u diskutua lidhur me mbarëvajtjen e tubimit që do të nisë në orën 10:00, paralelisht me seancën plenare.

Burime nga Selia Blu bëjnë me dije se një grup i protestuesve janë njoftuar të jenë më herët në protestë për shkak të vendimit të shumicës për t’u futur në seancë brenda orës 09:30.

Për të shmangur çdo incident në mbrëmje, Policia e Shtetit e rrethoi perimetrin e sheshit rrethues të Parlamentit me kordon hekuri. Ky kordon do të jetë vija që nuk duhet kaluar nga protestuesit.

Në protestën e fundit të zhvilluar një javë më parë, Basha deklaroi se opozita nuk do ta njohë më Policinë e Shtetit, e cila, sipas tij, është vënë e gjitha në shërbim të Kryeministrit Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?