Protestuesit nga Kukësi i ra infarkt në burg, Berisha: Krim shtetëror, ngjarja u mbajt e fshehtë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që i ndodhi një nga të arrestuarve për protestën e Rrugës së Kombit, Florian Onuzi, i cili pësoi infarkt.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” Berisha e cilësoi ngjarjen në fjalë një krim të shëmtuar shtetëror. Sipas Berishës gjithçka ka ndodhur pas terrorit të ushtruar ndaj Onuzit, ndërsa shtoi se rasti në fjalë u mbajt e fshehtë.

REAGIMI I BERISHËS
Infarkti i miokardit ne burg i Florian Onuzit te pafajshem, eshte nje krim i shemtuar shteteror!
Te dashur miq, mediat njoftojne se Florian Onuzi vjeç 35 nga fshati Nange i Kukesit ka pesuar infark miokardi nga terrori psikologjik i ushtruar ndaj tij me porosi direkte te Edvin Kristaq Urrejtjes.
Ky krim i shemtuar shteteror eshte mbajtur i fshehte nga autoret e tij, çka provon edhe nje here qarte se terrori i tyre mbi Florianin, absolutisht te pafajshem, eshte shkaku direkt i atakut ne zemer.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt barbarie, i uroj nga zemra Florianit sherim te plote dhe ju bej thirrje te gjithe qytetareve te Kuksit dhe mbare Shqiperise te krrejme nje minute e me pare nga pushteti kalbesiren e Edvin Kristaq Urrejtjes! sb

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?