Protestuesit poshtë zyrës së Kryeministrit: Kërkojmë çmim tavan për naftën dhe heqje taksash

Mijëra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve bazë.

Protestuesit kërkojnë hetim, çmim tavan, heqje taksash dhe thyerje monopolesh.

Pedagogu Ervin Goci tha se duhet një kompani publike që konkurron në treg dhe mban nën kontroll çmimin e naftës duke shtuar se nuk duhet lejuar që individi privat të shkatërrojë shtetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Çfarë kërkojmë ne. Po i them me fjalë kyçe. Ne kërkojmë hetim, kërkojmë çmim tavan, heqje taksash, thyerje monopolesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne kërkojmë një kompani publike që konkurron në treg që mban në kontroll çmimin. Këtu individi privat kërkon të shkatërrojë shtetin. Shteti është i joni. Është i gjithi i përbashkët”, deklaroi Ervin Goci.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?