Protestuesit qëllojnë ndaj policëve, shoqërohen në komisariat dy ish-deputetët të tjerë
Aktualitet E Diel, 17 Maj 2020 09:41
Protestuesit e Teatrit kanë pasur një tentativë të dytë për t’u afruar afër godinës por Policia nuk i ka lejuar.
Ndërkohë protestuesit kanë qëlluar me sende si shishe drejt Policëve, por deri tani nuk ka asnjë të lënduar.
Ndëkohë Policia vijon me shoqërimet ndaj personave që dhunojnë apo thyejnë rregullat. Mësohet se mes të shoqëruarve është edhe ish-deputetja Floida Kërpaçi dhe ish-deputeti Endrit Brahimllari.